Koronavirusi ka shënuar një rekord të ri rastesh. 90 persona janë infektuar në 24 orët e fundit, shumica e të cilëve në Tiranë.
?35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës?.
Trendi i jetëve të humbura prej infektimit me Covid-19 vijon të jetë i njëjtë. 3 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orë.
?Një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor?.
Shërbimi Infektiv, i cili është i vetmi spital Covid në vend, vijon të jetë në sistem alert, me raste të shtuara edhe në terapi intensive.
?Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid-19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën?.
Epidemiologët kërkojnë respektimin e masave antikovid, si e vetmja mënyrë për t?u mbrojtur nga infektimi.
?Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën?.
Aktualisht janë1088 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/